November 24, 2024

Skema kombëtare 2018, mbështetje deri në 150 milion lekë për hektar, për serat bashkekohore

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një serrë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore.  Sipas skemës së mbështetjes zëri për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë (pelet) në serrat me ngrohje, përfiton deri në 280 000 lekë për dynym. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha; ndërsa për zëvëndësimin e plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese, masa e përfitimit do të jetë, jo më shumë se 750 000 lekë/ha. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha.

Për Ministrin Peleshi, kjo serrë shërben si një model i një filozofie, që duhet t’a ndjekë bujqësia shqipetare, duke kapërcyer nga një bujqësi mbijetese, në një bujqësi komerciale, e cila siguron të ardhura dhe mirëqënie të kënaqshme, për të kaluar më pas, në stadin më të lartë të bujqësisë moderne, me një teknologji bashkëkohore.

“Financimet nga IPARD-i dhe nga skema kombëtare shkojnë deri në 50 % grant, fondi i garancisë i qeverisë shqipetare dhe BERZH-it, pjesën tjetër ta siguron me kredi të buta, pra rekthyeshmëria është më e ulët. Ne kemi garantuar riskun në një pjesë të mirë të investimit, ndaj dhe kreditë dhe tregu bankar do të bëhen gjithmonë e më interesante për investitorin.” ka nënvizuar ministri.

Për qeverinë shqipetare, skemat e reja të mbështetjes financiare janë një paketë mundësish të reja për fuqizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Nisur nga ky këndvështrim, ajo i ka kushtuar rëndësi investimeve në serra dhe modernizimit të teknologjisë dhe inovacionit, pasi shtimi i sipërfaqeve të serrave ishte një ndër faktorët, që ndikoi në rritjen e eksporteve të prodhimeve bujqësore për vitin 2017, i cili u vlerësua si një vit shumë i suksesshëm për bujqësinë shqipetare.

“Vitin e kaluar, ne e kemi mbyllur pra vitin 2017, me një rritje prej 20 % të eksporteve bujqësore, krahasuar me vitin 2016. Shkaku, arsyet kryesore ishin pikat e grumbullimit dhe shtimi i sipërfaqeve të serrave. Për këtë arsye, pothuasje një e treta e gjithë skemës kombëtare, prej 20 milionë euro të këtij viti, do të shkojë në investimet për serrat. Ne japim grant deri në 50 % të vlerës të investimit, që e kthyer në terma nominalë do të thotë deri në 150 milionë lekë të vjetra për një hektar serrë.” Është shprehur Ministri.

Aktualisht serra është e mbjellë me kulturat si: domate, kastraveca, speca dhe bostan, kultura të cilat janë përfituese të masave të Skemës së Mbështetjes Financiare.

Facebook Comments

MineralHygienics.com