Komisioni Europian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë një fjalimi, Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët.
Por zëdhënësja e KE, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papranueshme.
“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.
“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.
“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.