November 24, 2024

Aksident tragjik në Itali, humb jetën adoleshentja shqiptare

Një 16-vjeçare ka gjetur vdekjen të shtunën në Pordenone, Veneto të Italisë. Sipas mediave italiane, e reja po ecte mbi shinat e trenit, kur u përplas për vdekje nga ky i fundit, që sapo ishte nisur nga stacioni.

Vajza, identiteti i të cilës nuk dihet, mësohet se jetonte dhe shkonte në shkollë në Pordenone. Dëshmitarë thanë se e kishin dalluar adoleshenten vetëm pak sekonda para ngjarjes së rëndë pranë binarëve.

Ndërsa makinisti, sipas “Il Gazettino”, i tronditur nga ngjarja i tha policisë se nuk kishte mundur të frenonte në kohë.

Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet italiane mësohet se kanë nisur hetimet. Nuk përjashtohet mundësi që ngjarja mund të ketë qenë e vullnetshme, megjithatë hetuesit po shohin edhe mundësinë e një aksidenti tragjik.

Facebook Comments

MineralHygienics.com