November 24, 2024

Rama: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël dhe efikase

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kthimi i Shqipërisë në Zvicër apo Gjermani të vogël është jo vetëm e pamundur, por edhe e mërzitshme, ndërsa objektivi sipas tij mbetet Italia e jugut.

“Ne sigurisht duam të jemi anëtar të BE, por për mua do të ishte një objektiv i arritur nëse do të arrinim të ishim një pjesë e efektshme e Jugut të Italisë. Ne nuk mundemi kurrë të bëhemi një Zvicër apo gjermanë dhe nuk do të ishte aq stimuluese kjo, se do ishte tepër e mërzitshme, por sidoqoftë ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël, efikase, do të ishte vërtet maksimumi për ne.”

Kryeministri Edi Rama foli në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, ku merrnin pjesë 200 kompani të Konfindustria-s italiane me synimin për të nisur një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi në Shqipëri.

Rama falënderoi të gjithë sipërmarrësit italianë të pranishëm në forum, veçanërisht Presidentin e Konfindustrias italiane.

“Të mendosh se janë 20 miliardë euro këtu në sallë është një gjë e pabesueshme edhe për këtë hotel edhe për këtë vend. Shpresoj shumë që ndonjë euro nga të gjitha këto të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve, sepse Shqipëria është jo vetëm një vend që po rritet, por sepse italianët ndodhen në shtëpinë e tyre. Sepse jemi italianë me të gjitha vlerat dhe të metat.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com