Autoritetet policore arrestuan një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Lisbonës, pasi u kap me 1 kilogramë kokainë.
Vendi ku e kishte fshehur?
Në një palë të brendshme të mbushura, si ato me silikon, por në rastin konkret ai i kishte mbushur me kokainë.
Mediat lokale shkruajnë se personi në fjalë ishte një shtetas brazilian dhe kishte mbërritur me një fluturim nga Belem, në veri të Brazilit.
I ndaluari do të përballet me akuzën e trafikut të drogës.