Oyku Karayel, aktorja e njohur për rolin e Xhemresë në serialin “Kuzey & Guney”, dhe partneri i saj, këngëtari Can Bonomo, së shpejti do të lidhin kurorë. Megjithëse është kujdesur që ta mbajë të fshehtë për një kohë të gjatë të dashurin e zemrës, Karayel është dorëzuar.
Siç mësohet nga mediat turke, çifti ka nisur përgatitjet e dasmës, që mendohet të jetë në muajin qershor, kohë kur çifti do të nisin jetën së bashku.
Can Bonomo, prej kohësh është parë me aktoren e njohur dhe rruga drejt martesës duket të jetë vendosur shpejt.
Më herët, lajmet se Karayel dhe Bonomo do të martoheshin në Venecia gjatë pushimeve dimërore, ranë poshtë shpejt, pasi çifti ishte i angazhuar në aktivitete artistike.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, gjatë rrugës në Karakoy takoi të dashurin me të atin dhe motrën e saj binjake në Bonomo.