December 27, 2024

Si te gatuash me vere

Vera, kjo pije kaq e dashur për ne në një formë apo një tjetër është pjesë e tryezave tona e magjinë e saj e provojmë dhe në ato ushqime ku vera sillet si një ingredient. Le të zbulojmë pak mbi këtë magji.
Gjithcka ka të bëj me alkoolin

Në të vërtetë alkooli nuk shton shije në ushqime, por mundëson që këto substanca që përmbajnë faktorin shije të clirohen me lehtësi, kjo si pasojë e dukurisë së evaporimit dhe lidhjes molekulare.
Pse alkooli i verës? Sepse ingredientë të tjerë sikurse uji apo vajra të llojit gjalp ose vaj ulliri nuk e kanë këtë aftësi. Provoni të shtoni verë në salcat që përgatisni dhe shikoni sa e koncentruar është shija dhe përbërja e saj si pasoje e largimit të alkoolit nën ndikimin e rritjes së temperaturës gjatë tiganisjes.

Ëmbëlsira me perberes verën? Po, dhe në ëmbëlsirat që gatuajmë mund të përdorim verën.

Në varësi të verës së përdorur këto ëmbëlsira përforcojnë shijet e tyre dhe fitojnë nuanca ngjyrash sidomos gjatë përdorimit të verës së kuqe apo rozë. Për ëmbëlsirat ideale është përdorimi i verërave në përgatitjen e kremit të thartë nga vera e bardhë për të shoqeruar frutat të gatuara si komposto (servirja e kompostos së pjeshkës) apo të ëmbël nga vera e kuqe ose rozë për të balancuar shijen paksa të thartë të një ëmbëlsire gatuar me luleshtrydhe, manaferra apo mjedra.

Mund ta përdorim verën e ëmbël gjatë përgatitjes së semifreddos për ngjyrë, shije në vend të likerit ose të krem uiskit.

Jo më pritje! Me verërat e gazuara që presim t’i hapim për manifestime mund të përgatisim sorbeto të shijshme pak të ëmbla dhe tepër të freskëta, më të mira se ato të restorantit që i servirin pas darkave tona.

Në kek përdorimi i verës shton një shije të lehtë që përngjan me atë cka ne e quajmë bozë.

• A mund të përzgjedhim me cilën verë të gatuajmë?

Po, lloji i saj ka ndikim në gatimet që përgatisim. Ne nuk mund të gatuajmë kurrsesi me një verë që nuk e pëlqejmë kur e pimë, njësoj do të shijoj dhe ushqimi i gatuar. Vec kësaj duhet të kemi parasysh se kjo sasi vere nuk duhet shtuar në ushqime pak para servirjes së tyre.

Facebook Comments

MineralHygienics.com