November 24, 2024

Policia e Rinasit bën ‘bilancin’: Brenda shkurtit u ndaluan të udhëtonin jashtë vendit 62 qytetarë

Policia Kufitare vijon zbatimin me rigorozitet i masave shtesë për parandalimin e shtetasve që udhëtojnë në vendet e BE-së me qëllim azilkërkimin.

Gjithashtu masat janë intensifikuar edhe në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të atyre shtetasve që tentojnë të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara duke ju shmangur penaliteteve që kanë në vendet e BE-s apo për qëllim azilkërkimin

Gjatë dy javëve të para të muajit Shkurt si rezultat i zbatimit të masave shtesë për parandalimin e azilkërkimit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Rinas, në dalje janë evidentuar dhe kthyer 63 shtetas të cilët nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit.

Gjithashtu në hyrje janë kthyer 6 shtetas të huaj të cilët nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit në vendin tonë. Në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të atyre që qarkullojnë me dokumenta të falsifikuara janë evidentuar dhe proceduar penalisht 10 raste, ku 4 raste janë proceduar me arrest në flagrancë. Njëkohësisht janë proceduar penalisht për “Kalim të paligjshëm të kufirit”, 15 shtetas. Po nga Policia Kufitare e Rinasit janë proceduar 2 raste të braktisjes së fëmijëve të mitur.

Janë kapur 4 persona në kërkim, si dhe janë ndaluar 3 shtetase të cilat ishin shpallur në kërkim për largim nga banesa. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe Policia Kufitare e Rinasit ka shtuar përpjekjet për t’ju ofruar një shërbim sa më të kulturuar dhe cilësor në hyrje dhe në dalje. Në Aeroportin e Rinasit kanë hyrë 32 143 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe kanë dalë 28 528 shtetas shqiptarë e të huaj. Edhe në ditët në vijm Policia Kufitare e Rinasit do vijojë punën me intensitet për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë si dhe për t’ju ofruar udhëtarëve një shërbim sa më cilësor.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com