November 24, 2024

U sekuestrohet Thesari prej 220 mijë eurosh, 15 hajdutë shqiptarë bien në pranga

Policia e Novara, Itali, ka shkatërruar bandën e hajdutëve shqiptarë që bënin namin në vila dhe apartamente në Como, njoftojnë mediat italiane, citon Syri.net.

Në kuadrin e operacionit “Prometeo3” janë arrestuar 15 persona që janë përgjegjës për 15 raste vjedhjeje në provincën e Como, Milano, Monza, Lecco, Bergamo, Lodi, Cremona, Varese, Brescia dhe Genova.

Operacioni është vazhdim i dy të parëve që kanë çuar në pranga 20 persona të grupeve të ndryshme, por që të gjithë profesionistë vjedhjesh.

Pas një hetimi kompeks nga hetuesit në Novara, shqiptarët rezultonin sevepronin të ndarë në 5 banda të ndryshme që kryenin vjedhje në veriperëndim të Italisë.

Të 15 të arrestuarit që janë pjesë e grupeve të ndryshme dhe jo të lidhur me njeri-tjetrin, janë thuajse të gjithë me origjinë shqiptare dhe kanë precedentë penalë për krime kundër pronës.

Bazat e tyre ishin kudo në Lombardi, në Milano, Pioltello, Buscate, Mulazza e Tavazzano; ata lëviznin me makina të vjedhura e nuk kishin ndonjë kriter të veçantë për të zgjedhur vendin ku do grabisnin. Prisnin të binte errësira për të hyrë në apartamente a vila për të vjedhur kryesisht bizhuteri, argjendari, ora, veshje të markave dhe sende që mund të shiteshin lehtë. Shuma e mallrave të vjedhura sipas karabinierëve ishte rreth 220 mijë euro

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com