November 24, 2024

Ish-banorja e “BB” tregon se si u njoh me bashkëshortin

Ishte një ndër finalistet e “Big Brother 7” megjithëse nuk arriti të rrëmbente çmimin e madh të 100 milionëve. Një aventurë e bukur që Jona Kalemajt i ndryshoi jetën pozitivisht.

“Mua Big Brother më ka ndryshuar jetën”, thotë Jona sot gjithë krenari.

E ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel” Jona rrëfeu edhe historinë e bukur të dashurisë së saj. Megjithëse gjithmonë është treguar e rezervuar përsa i përket historisë së saj të dashurisë, dje ish-banorja e “Big Brother” tregoi se bashkëshorti i saj ishte fansi i saj më i madh dhe e njohu nga “Big Brother”. Ai është kushëriri i Fationit dhe Matildës, një prej çifteve të edicionit të shtatë të “Big Brother”.

Pas përfundimit të “Big Brother” Matilda dhe Fatjoni ia prezantuan Jonës kushëririn e tyre dhe pas atij takimi erdhën edhe të tjerë, derisa lidhja u konsolidua dhe u kurorëzua me martesë.

Sot Jona është nënë e dy vajzave dhe nuk është penduar për asnjë zgjedhje që ka bërë në jetën e saj. Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 muaj nga sjellja në jetë e vajzës së saj të dytë, Jona u shfaq në emision në një gjendje fizike shumë të mirë. Ajo ndihet e lumtur dhe dy vajzat e saja e kanë plotësuar shpirtërisht.

Aktualisht Jona iu është përkushtuar rritjes së dy vajzave të saj duke lënën pas dore të gjitha angazhimet e tjera. Ajo u shpreh në emision se në të ardhmen ka në plan një sipërmarrje private, të cilën ajo do ta menaxhojë vetë

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com