Dhjetë gjyqtarë dhe prokurorë kanë braktisur sistemin e drejtësisë për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësisë profesionale. Ditët e fundit, janë vetëlarguar nga sistemi edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla si dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
Një dorëheqje e bujshme ka qenë edhe ajo e anëtares së Gjykatës së Lartë Mirela Fana, bashkëshortes së Neshat Fanës, i njohur si avokati i Sali Berishës. Një tjetër dorëheqje në nivele të larta të drejtësisë ishte edhe ajo Vladimir Kristos, po nga Gjykata Kushtetuese. Gashtë të larguarit e tjerë u përkasin gjykatave të apelit dhe të shkallës së parë.
Nuk ka dyshime se makthi i njerëzve të drejtësisë në raport me Vetingun ka të bëjë me kontrollin për ligjshmërinë e pasurive të deklaruara dhe hetimin për mundësinë e fshehjes së pasurive. Sipas disa raporteve dhe studimeve ndërkombëtare rreth 80 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë nuk e justifikojnë pasurinë me të ardhura të ligjshme. Po cila është pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar?
Adriatik Llalla Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, në vitin 2016 deklaron se ka shitur një sipërfaqe ullishte 3000 m2 në Mjull-Bathore, në Tiranë, me vlerë 249 000 euro. Llalla thotë se këtë tokë e ka blerë në vitin 2007, me vlerë 1.5 milionë lekë, para të cilat i ka marrë hua nga të afërmit. Po gjatë këtij vitit, Llalla deklaron se ka blerë një tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, me vlerë 4 500 000 lekë.
Në vitin 2003, Llalla deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë i një shtëpie banimi me sipërfaqe 180 m2, 7 000 000 lekë. Po në vitin 2013, deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë i një trualli me sipërfaqe 2600 m2, vlera 3 000 000 lekë. Referuar të gjitha deklaratave të pasurisë, Llalla deklaron edhe një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës.
Besnik Imeraj
Ndërkaq, anëtari i dorëhequr i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, duke iu referuar gjithnjë deklaratave të pasurisë të firmosura prej tij, rezulton me një pasuri modeste, në raport me kolegët e tij. Imeraj ka një banesë, të cilën po e shlyen me kredi.
Si të ardhura Imeraj deklaron vetëm pagën e tij dhe të vajzës. Gjithashtu, edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, nuk përfshihet në rrethin e njerëzve të drejtësisë më pasuri marramendëse, në raport me të ardhurat e ligjshme.
Mirela Fana Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para nisjes së Vetingut, posedon disa pasuri të paluajtshme, ndërsa bashkë me bashkëshortin deklarojnë qindra mijëra euro të ardhura në vit, nga pagat dhe bizneset. Zonja, në emrin e saj dhe të bashkëshortit, Neshat Fana, deklaron apartament me sipërfaqe 127 m2 dhe me vlerë 170 mijë euro dhe apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë.
Apartamentin e dytë thotë se e ka dhënë me qira, ku për një vit, konkretisht në vitin 2012, deklaron se ka fituar 30 mijë euro. Në vitin 2013, çifti deklaron detyrime të papaguara në vlerën 312 343 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Por befas, në vitin 2014, ata thonë se e kanë mbyllur këtë kredi, për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, ku detyrimi financiar i shlyer është 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor. Në vitin 2013 dhe në vitin 2014, Neshat Fana deklaron të ardhura nga 2F-Grup shpk 80 mijë euro dhe 70 mijë euro. Në vitin 2012, Neshat Fana deklaron 198 mijë euro të ardhura nga puna si avokat.
Më pas, emërohet anëtar i KLD dhe më pas në krye të Shkollës së Magjistraturës, me një pagë modeste në raport me të ardhurat që fiton si avokat dhe nga biznesi. Ish-gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku, i dorëhequr para veprimit të ligjit të Vetingut, posedon biznese dhe pasuri të paluajtshme.
Bashkëshortja e tij, deklaron shtesa në llogaritë rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurive të paluajtshme. Ndërsa ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha deklaron se ka blerë një makinë me vlerë 7 000 000 lekë, me të ardhura nga paga dhe gjendje cash.
Pasuria e disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla Në 2007 deklaron se zotëron një tokë bujqësore me sip. 3 000 m2, vlera 1 500 000 lekë, blerë me para marre hua një të afërmit. Shitur më 24.06.2016 ullishte me sipërfaqe 3000 m2 në Mjull-Bathore, Tiranë, 249 000 euro, tatim në burim i paguar. Blerë më 05.12.2016 tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, 4 500 000 lekë. Apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës, 2 200 000 lekë Çelur më 24.06.2016 llogari bankare me të ardhura nga shitja e tokës, 140 695 euro.
Gjendje llogari bankare e pagës, shtuar me 1 694 609 lekë. Në vitin 2003, deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një shtëpie banimi me sipërfaqe 180 m2, 7 000 000 lekë, ndërtuar në vitin 1996, burimi trashëguar nga familjarët dhe të ardhura nga Letra me Vlerë, konvertuar në monedhën vendase, 4 000 000 lekë. Në vitin 2003, deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një trualli me sip. 2600 m2, vlera 3 000 000 lekë, blerë në vitin 1995 me të ardhura nga puna në emigrim. Në vitit 2006 deklaron shtesë kati mbi banesë dhe shtesë ballkonesh me sip. 180 m2, 800 000 lekë, pjesa takuese 1/5.
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana Vilë në ndërtim, me vlerë 335 500 euro. Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë. Qira apartamenti në vlerën 30 000 euro në vitin 2012, me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë. Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro. Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor. Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë. Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime 56 410 euro ndaj Tirana Leasing për blerje makinash. Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga 2F-Grup shpk 80 000 euro. (Viti 2013) Bashkëshorti, të ardhura nga tërheqja nga 2F-Grup shpk, 70 000 euro. (Viti 2014)
Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë. Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë. Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë. Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë. Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë. Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë. Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë. (Viti 2015) Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna si avokat 198 000 euro. (Viti 2012) Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë. Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë. Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro. Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro. Bashkëshorti paguar në universitetin e Neë York Tirana 3 250 euro për shkollim të vajzës. Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë. Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë. Vajza llogari kursimi 21 513 lekë. Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.
Anëtari i dorëhequr i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj Kredi në bankë për blerje banese, detyrimi 2,116,816 lekë. Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë. Gjendje në llogari, 399,460 lekë. Depozitë në emër të vajzës, 1,180,033 lekë. Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë. Të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia-Hajdari, 1,261,752 lekë.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo Gjendja e depozitës, bono thesari, në Bankën e Shtetit, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 19 000 euro. Tërhequr nga Banka Popullore, 2.800,000 lekë. Tërhequr nga banka, 740,000 lekë. Depozitë në bankë, 750,000 lekë. Të ardhura nga paga si anëtar Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë. Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 339,848 lekë. Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 164,400 lekë.
Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit ë dytë, pakësuar me – 117 500 lekë. Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 2 658 000 lekë. Gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit, obligacione me afat 2-vjeçar, 2 658 000 lekë. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 689 800 lekë. Bashkëshortja, gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit në bono thesari, 689 800 lekë.
Ilir Çeliku, ish-gjyqtar i Apelit në Vlorë Bashkëshortja aksionere në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’. Bashkëshortja llogari rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme. Shitur pasuria e paluajtshme në Tiranë, 250 mijë euro. Paga si gjyqtar, 1 278 828 lekë. Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 211 365 lekë. Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore…, 352 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si aksionere në shoqërinë përmbarimore‘Sperd Solution’, 2 589 786 lekë. Shitja e kuotave nga bashkëshortja në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 50 000 lekë. Kredi bankare në BKT, në shumën 50 mijë euro. Shlyer kredia bankare, 2 538 000 lekë. Aksionere në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 50 % të kuotave janë dhuruar nga ortaku Ardit Hajdini.
Ish-gjyqtari në Gjykatën e Tiranës, Ibrahim Hoxha Blerje makine, 7 000 000 lekë, me të ardhura nga paga dhe gjendje cash. Paga si gjyqtar, 462 726 lekë. Bashkëshortja Brunilda Hoxha, depozitë në Union Bank, 2 146 100 lekë. Depozitë në BKT, 711 893 lekë. Depozitë në BKT, 932 730 lekë. Llogari page në BKT, 137 021 lekë.
Paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Tiranë, 966 330 lekë. Vajza Ejona Hoxha, depozitë në BKT, 1 756 lekë. Depozitë në BKT, 700 euro. Llogari page në BKT, 42 416 lekë. Paga si specialiste në Drejtorinë e Shërbimit të Provës në Tiranë, 510 209 lekë. Djali Lejdon Hoxha, paga në shoqërinë e sigurimeve ALBSING, 102 360 lekë.
Ish-gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo Konstatimi i ILDKP në 2012 Deklarim i rremë i vlerës së apartamentit me sipërfaqe 120 m2 në Lagjen Nr. 4, Rr. Skënderbeu, Durrës, Mosdeklarim i detyrimit dhe shlyerjeve të pagesave për blerjen e apartamentit në shumën 7 900 000 lekë. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit financiar për krijimin e kësaj pasurie. Mosdeklarim të llogarisë, vlerave përkatëse dhe burimeve të krijimit të tyre në emër të bashkëshortes në Tirana Bank. Mosdeklarim të depozitës në BKT, në shumën 1 907 196 lekë dhe burimeve të krijimit të tyre./shqiptarja