Greqia pasi ka kërkuar nga Shqipëria të mos e përdorin më cështjen Çame, pranon se një problem shqetësues në bisedimet mes dy vendeve mbeten tekstet shkollore në vendin tonë.
Greqia jo vetëm që nuk pranon se ekziston një çështje Çame po do ta zhdukë emrin Çamëri edhe nga librat e hartat shkollore të Shqipërisë.
Në një përgjigje që ministri i Jashtëm grek, Kotzias i ka kthyer deputetit Theoharis, ka nënvizuar bisedimet që po bëhen me vendin tonë dhe me Maqedoninë lidhur me shqetësimin grek për “termat nacionaliste’ në tekstet shkollore të dy vendeve.
Mediat greke raportojne se Kotzias i është përgjigjur interpelance me shkrim me një letër zyrtare e cila iu dergua Parlamentit grek.
“Pala greke ka insistuar ne heqjen e termave te papranueshem “territoret shqiptare në Greqi”- ka thene ai. Sipas tij, “gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.
Nderkohe, Kotzias ka vijuar me tej, duke thene se “edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin “Çamëri”, demonstrojnë, fatkeqësisht, se shteti shqiptarmbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”.
Kotzias ka theksuar se pala greke e ka si kusht të panegocueshëm heqjen e këtyre frazave nga librat shkollorë shqiptar. Ministri i Jashtëm grek ka theksuar tekstualisht se: “Qeveria greke ia ka bërë të qartë palës shqiptare se problematika në fjalë është e papranueshëm nga çdo pikëpamje që të jenë në përmbajtjen e librave shkollorë dhe duhet të hiqen në mënyrën më të shpejtë të mundshme”.