November 24, 2024

Berisha: Tregojani vendin njeriut që kërkon të poshtërojë inteligjencën shqiptare

Sali Berisha e ka konsideruar “një akt të pashembullt përçmimi dhe poshtërimi” nga kryeministri Edi Rama, bllokimin e pagave për trupën akademike të universiteteve publike. Ai gjykon se ky është një akt hakmarrjeje nga Rama, i cili, pasi nuk arriti që të emëronte në krye të tyre, të vetët, po insiston për t’i shkatërruar për llogari të universiteteve private të klientelës.

“Bllokimi i rrogave të trupës akademike të universiteteve publike, – shprehet Berisha në Fb, – është akt i pashembullt përçmimi dhe poshtërimi ndaj tyre! Në strategjine e tij të shkaterrimit te universiteteve publike per llogari te universiteteve private, Edvin Kristaq Rama, ne nje akt te pashembullt e banditesk te mirefillte, ka urdheruar Thesarin te mos levroje fondin e pagave trupes akademike te universiteteve publike te vendit.

Ky eshte nje akt i pashembullt ne historine e universiteteve publike, me te cilin Edi Rama, duke abuzuar me pushtetin ekzekutiv, perçmon e poshteron dhe nenshtron asistentet, pedagoget, profesoret e Universiteteve publike.

Me kete akt prej hakmarresi te verber ai tregon vendosmerine e tij per ti shkaterruar perfundimisht keto universitete per llogari te universiteteve private te klienteles dhe per faktin se ai deshtoi ne emerimin ne krye te tyre me shullazet e tij, personat qe ai deshironte.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akte te shemtuar, hakmarres, primitiv u bej thirrje asistenteve, pedagogeve, profesoreve te universitetit: ngrihuni si intelektuale mbi konformizmin tuaj te rrezikshem per ju, studentet dhe vendin, dhe me nje levizje te fuqishme proteste ti tregoni vendin njeriut qe kerkon t’u poshtroje ju dhe mbare inteligjencen shqiptare! sb

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com