November 24, 2024

AKEP merr fshehtas vendimin në favor të Albtelecom

Një tërmet i ri po pergatitet në tregun e telefonisë celulare, shoqëruar me dyshime për korrupsion, konflikt interesi dhe paligjshmeri. Pas mbylljes së papritur të operatorit Plus (i cili shkoi drejt falimentimit për shkak të pamundësisë që të konkurronte me operatorët e tjerë kryesorë të tregut, si Vodafone dhe Telekom, të cilët në fakt më pas blenë frekuencat e tij), tani AKEP-i, Enti Rregullator i tregut, vendos të ndërhyjë me një vendim të fshehtë.

Ky vendim mesohet se po synon të privilegjojë operatorin e tretë, më të vogël, me pronësi turke, Albtelecom. Pa u konsultuar me palët dhe në një mungesë totale të transparencës, kryetari i ri i AKEP-it, Ilir Zela, ka përgatitur një projekt-vendim që do ta çojë pas pak ditësh për votim në Këshill, i cili në fakt ndërhyn për të rritur tarifat e interkonjeksionit që Vodafone dhe Telekom duhet t’i paguajnë operatorit të tretë Albtelecom, duke i njohur këtij të fundit të drejtën të aplikojë tarifa diskriminuese, ndërkohë që Vodafone dhe Telekom duhet të vijojnë të aplikojnë tarifa “jodiskriminuese ndaj njeri-tjetrit”.

I shpjeguar me thjeshte, sipas vendimit te fundit te AKEP, të gjitha thirrjet telefonike që klientët e Vodafone dhe Telekom, duke nisur nga 1 marsi, bëjnë drejt numrave të Albtelecomit, paguhen më shtrenjtë nga ana e dy operatorëve, ndaj atyre që klientët e Albtelecomit do të bëjnë drejt numrave të dy operatorëve konkurrentë.

Kjo do t’i japë mundësinë Albtelekomit të ulë tarifat e veta, por do t’ua ndalojë një gjë të tillë kompanive Vodafone dhe Telekom. Ky dyshohet te jete një diskriminim i hapur dhe një shkelje e rregullave të konkurrencës, që mund të gjenerojë një fitim për kompaninë turke prej gati 8 milionë eurosh në vit. Një shifër jashtëzakonisht e madhe, që ngre shumë dyshime mbi origjinën e këtij vendimi dhe mbi interesat që fshihen pas tij.

Ky vendim merret nga AKEP nderkohe qe kryetar i Keshillit Drejtues eshte Ilir Zela, i cili para se të emërohej drejtues i AKEP-it, punonte si drejtor juridik i Albtelecom, pra i kompanisë që po favorizon tani me vendimin e tij, duke zbuluar një konflikt të rëndë interesi.

AKEP eshte pyetur nga mediat ne lidhje me kete vendim qe prek qindra mijera qytetare qe kane numra Telekom dhe Vodafone por nuk ka dhene asnje pergjigje me argumentin se ceshtja nuk paraqet interes publik dhe se te vetmit te interesuar mund te jene perfaqesuesit e kompanive qe po u cenohet interesi./lajmifundit.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com