Nje mesazh i qarte ka ardhur nga BE ne adrese te organeve te drejtesise shqiptare ne lidhje me ceshtjen e ish-ministrit te Brendshem Saimir Tahiri.
Pas shqetësimit të ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike për çështjen e ish-ministrit në sesionin e parë të takimit të 12-të të KPSA BE-Shqipëri që po mbahet sot në Tiranë, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se kjo çështje po ndiqet me shumë interes.
Shefja e zyres se BE ne Tirane, Romana Vlahutin u shpreh se kjo çështje po monitorohet nga shumë afër.
“Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e parlamentit. Presim me padurim që çështja të përfundojë nga ana e prokurorisë. Ne po monitorojmë nga shumë afër të gjithë procesin dhe presim rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”, tha Vlahutin.