November 24, 2024

Gjykata rrëzon ish-ministren Kodheli, kërkoi 50 mijë euro nga Relia Bozdo e PD për shpifje

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar padinë e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndaj koordinatores së PD-së Reila Bozdo. Kodheli kishte paditur për shpifje dhe kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh pas një deklarate të bërë nga Bozdo në lidhje me monitorimin e hapësirës detare. Bozdo e akuzonte ish-ministren për korrupsion në lidhje me tenderin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare.

Gjykata ka arsyetuar se padisë së Kodhelit i mungon legjitimiteti. Pas vendimit Bozdo uron që çështje me të tillë subjekt të mos merren në konsideratë për t’u proceduar nga gjykata në të ardhmen.

“Gjykata sapo shpalli vendimin për padinë e ngritur ndaj meje nga ish-ministrja Mimi Kodheli për deklaratën e bërë nga selia e Partisë Demokratike në vitin 2015 mbi monitorimin e hapësirës detare. Gjykata e rrezoi padinë.
Uroj që çështje me të tillë subjekt të mos merren në konsideratë për t’u proceduar nga gjykata në të ardhmen!
Falënderoj secilin nga ju që përmes mesazheve tuaja më keni dhënë kurajë në këtë kauzë të drejtë!”, shkruan Bozdo në “Facebook”.

DEKLARATA E REILA BOZDO NË 2015
“Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrëqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me çizme të Mimit të Ramës. Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës”, tha Bozdo në deklaratën për shtyp.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com