November 23, 2024

Bujar Asqeriu: Aktorët në mjerim, ju me vila, oh Zot..

Aktorët janë të palëkundur dhe të vendosur në qëndrimin e tyre për të mos lejuar zhvendosen e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’. Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu akuzoi se artistët jetojnë në një dhomë dhe një kuzhinë me një rrogë më të vogël se një punonjës i ministrisë, ndërsa politikanët në vila me vlera marramendëse.

Një aktor merr rogën më të vogël se një nëpunës i rëndomtë i ministrisë së Kulturës. Jo më kot, kolegët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ata. Ata ikën me pengje në shpirt. Bujar Lako jetonte në një dhomë dhe në një kuzhinë, ndërsa politikanët tanë në vila 5 apo 10 milionë euro, prandaj nuk ka lekë për teatrin dhe ne duan të na fusin në vrimën e miut. Prandaj ndonjëherë them përse të flas? A përmbyset kjo hajdutëri? Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e këtij vendi, unë ia lë atij. E kuptoj që ata do të tallen me ne” u shpreh ai.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com