E kemi fjalën për këngëtëren me origjinë nga maqedonia, Adelina Tahiri. Para pak kohësh ajo bëri publik lajmin se ishte martuar me një biznesmen rus, ndërsa vetëm para pak ditësh filluan aludimet se ajo mund të ishte edhe shtatzënë.
Arsyeja e këtyre fjalëve ishte se bukuroshja dhe i shoqi janë parë në një ndër klinikat gjinekologjike të kryeqytetit maqedonas Shkupit. Ndërsa tashmë lajmi është konfirmuar, Adelina është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë. Mesa duket ky paska qenë viti ku vajzat e showbiz-it shqiptar i ‘vunë gishtin kokës’ dhe u rehatuan…