November 24, 2024

Grabitet hoteli luksoz në autostradën Tiranë-Durrës

Grabitet gjatë natës së sotme kasaforta e parave të hotel “Deltës” në autostradën Durrës-Tiranë.

Mësohet se persona të paidentifikuar ende nga policia, kanë grabitur kasafortën e parave ndërsa roja i biznesit të eventeve ka qenë në gjumë.

Ngjarja është evidentuar mëngjesin e sotëm, ndërsa shuma e parave që gjendeshin në kasafortë nuk dihet ende.

Image

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Ndërkohë po merren në pyetje punonjësit e biznesit dhe roja, si dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë, që mund të lehtësojë punën e hetuesve për zbulimin e autorëve. /Faxweb

Facebook Comments

MineralHygienics.com