Pas mandatit të 5-të në krye të FSHF-së Armand Duka ka folur për trukimet e mundshme në kampionatin shqiptar.
I ftuar në emisionin “Zona Gol”, numri një i federatës i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke theksuar se shqiptarët nuk besojnë më tek futbolli por tek skedina.
“Pa dashur që ta mbrojmë, komunitetin e futbollit kemi krizë besimi në përgjithësi si shoqëri. Në sport kemi mungesë besimi për çdo kampionat. Edhe kur Mesi nuk shënon, thonë se Messi apo Ronaldo e shiti. Besojnë më shumë skedinën dy mijë lek sesa futbollin”. “Trukimet? Kjo është një nga gjërat kryesore që mund të minimizojë paracaktimin e rezultateve. Një nga gjërat për ta parandaluar është skema. Nuk thashë që është absolute dhe më e mira. Është më optimalja për kushteve që kemi ne. Edhe për faktin sesa financa ofron ekonomia shqiptare për superioren. Ne jemi të kritikuar me të drejtë pse nuk kemi sponsorë dhe reklama. Imagjino të ishin më shumë ekipe. Do të kishin buxhete më të dobëta. Nuk është e mirë që një ekip të luajë katër herë me secilën. Është më mirë me dy faza”, përfundoi ai.
“Pa dashur që ta mbrojmë, komunitetin e futbollit kemi krizë besimi në përgjithësi si shoqëri. Në sport kemi mungesë besimi për çdo kampionat. Edhe kur Mesi nuk shënon, thonë se Messi apo Ronaldo e shiti. Besojnë më shumë skedinën dy mijë lek sesa futbollin”.
“Trukimet? Kjo është një nga gjërat kryesore që mund të minimizojë paracaktimin e rezultateve. Një nga gjërat për ta parandaluar është skema. Nuk thashë që është absolute dhe më e mira. Është më optimalja për kushteve që kemi ne. Edhe për faktin sesa financa ofron ekonomia shqiptare për superioren. Ne jemi të kritikuar me të drejtë pse nuk kemi sponsorë dhe reklama. Imagjino të ishin më shumë ekipe. Do të kishin buxhete më të dobëta. Nuk është e mirë që një ekip të luajë katër herë me secilën. Është më mirë me dy faza”, përfundoi ai.