Gazetari Arian Galdini, kryetar i partisë LDE, që gjatë protestës në çadër të opozitës shpalli aleancë me kreun e PD-së Lulzim Basha, thotë se nuk mbështet protestën e artistëve për godinën e Teatrit Kombëtar.
Galdini shprehet se “mendjendriturit”, pedagogët dhe artistët reagojnë vetëm atëherë kur u “cënohet gardhi i tyre”.
Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:
Artistët.
Nuk jam me artistët në Protestën e tyre.
As me Pedagogët…
Vetëm në Shqipëri ndodh që komunitetet e mendjendriturve bëjnë kauze publike vetëm kur cënohet gardhi i tyre…
A kanë të drejtë në çeshtjen dhe protestën konkrete?
Besoj se po.
Por ku janë këta Profesorë, Akademikë dhe Artistë në perditshmëtinë e çeshtjeve që ka Shqipëria?
Ku janë?
Apo rroga e bukës së gojës ua ka mbyllur gojën?
Epo kështu janë shumica e shqiptarëve…
Nga Artistët dhe Pedagogët e Intelektualët pritet më shumë…