November 24, 2024

Bombë biznesit të gruas së politikanit

Athina është tronditur këtë të hënë pasi një bombë artizanale shpërtheu në biznesin e bashkëshortes së politikanit të njohur grek, kryetar i partisë opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Micotakis.

Sulmi ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit, në rrugen “Taki”, në lagjjen Psiri të Athines. Siç raportojne mediat greke, referuar burimeve te policisë lokale, sulmi u krye ndaj zyrave të biznesit të saj me veshje të markes “Zeus-Dhion”, me një bombë artizanale e përbërë prej një kallëpi dinamit dhe disa bombula gazi, të lidhura me një sahat.

Prej shpërthimit nuk pati dëme në njerëz, por vetëm fasada e godinës u dëmtua. Pas shpërthimit, në zonë mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat shuan zjarrin dhe pastruan zonën. Hetimet lidhur me ngjarjen i ka marrë në dorë antiterrori. Autoritetet besojnë se akti terrorist u krye prej grupeve anarkiste, të cilat, kohët e fundit kanë kërcënuar bashkëshorten e Micotakisit.
Mareva Grapovski-Micotaki është bërë objekt sulmesh politike edhe prej qeverisë, për shkak të implikimit të emrit të saj në një kompani “off shore”, por edhe në blerje pronash dhe transaksionesh bankare të dyshimta. Deri në këtë moment, akti nuk është marrë përsipër prej asnjë organizate terroriste.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com