November 24, 2024

Industria e peshkimit në Shqipëri, rriten eksportet

Sektori i peshkimit ka rezultuar me ecuri pozitive gjatë vitit që lamë pas. Eksportet vlerësohen me rritje mbi 20 për qind në raport me vitin 2016. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë të siguruara nga TV SCAN, janë eksportuar rreth  5582 ton produkte peshku nga  4630 ton që janë eksportuar në vitin 2016.

E përkthyer në vlerë monetare,  gjatë 2017-ës  produktet e eksportuara kanë arritur në vlerën e 33.5 milion euro nga 27.3 milion euro. Por nga ana tjetër rritje ka pësuar edhe importi. Kështu gjatë 2017 është  janë importuar  rreth 19.1 mijë ton produkte peshku,  krahasuar me 14 mijë ton të importuara në 2016-ën.

Vlera e produkteve të detit të importuara gjatë këtij viti që shkoi ka arritur 61.2 milion euro, nga 42 milion euro që ka qenë në vitin 2016. Nga të dhënat , ajo që vihet re është se pavarësisht rritjes së eksporteve me rreth 6.2 milion euro, defiçiti tregtar në këtë sektor është 27.7 milion euro.

Megjithatë në tërësi sektori i peshkimit,  i ndikuar ë së shumti nga industria e përpunimit, por edhe nga eksporti i produkteve të tjera si peshk i gjallë, fileto peshku, peshk i freskët apo i ngrirë,  ka vijuar të ecë në shina tejet pozitive, duke u rritur nga viti në vit.

Industria e peshkimit
Eksporti  2016- 2017

4630 ton   –  5582 ton

27.3 milionë euro- 33.5 milionë euro

Importi 2016-2017

14 mijë ton- 19.1mijë ton

42 milionë euro- 61.2 milionë euro

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com