November 23, 2024

Fatura 57 mln $, Shqipëria humb betejën në Arbitrazh ndaj Bankers

Gjykata e Arbitrazhit ka penalizuar shteti shqiptar me një vendim për t’i paguar 57 milionë dollarë kompanisë koncesionare të hidrokarbureve Bankers Petroleum, plus penalitetet dhe shpenzime të tjera gjyqësore. Konflikti mes Bankers Petroleum dhe Tatimeve ka lindur kur kompania shtetërore Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime të vitit 2011. Në bazë të raportit të Albpetrol, Tatimet iniciuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që Bankers u detyrohej Tatimeve. Ky është një detytrim që shteti shqiptar pretendoi se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimisht duke shmangur pagesën e taksasve, sikundër parashikohet në marrëveshjen koncesionare. Sipas marrëveshjes në fjalë, kompania, në momentin që rikuperon shpenzimet kapitale, duhet të paguajë 50% tatimfitimi.

Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së burimeve natyrore, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bllokoi llogaritë e bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në Arbitrazh. Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe Bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë me nga 5 milionë dollarë në muaj sipas vlerësimit të Tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar. Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Tashmë, sipas vendimit të Arbitrazhit, këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes Tatimeve dhe duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com