nspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Fierit. Objekti 5-katësh ndodhet pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë, pra me lëndë eksplozive, dy objekte të tjerë përafërsisht të të njëjtën madhësi.
Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT kanë hapur në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe do të përdorin 6 kilogramë lëndë plasëse. Janë marrë masat me thasë rëre dhe skela për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë. Shpërthimi u bë në orën 12:00.