November 23, 2024

Ndriçim Xhepa i shqetësuar për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa i është bashkuar shqetësimit të artistëve shqiptarë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe ka telefonuar sot në një nga emisionet e mëngjesit në televizione e pikërisht, tek “Mirëmëngjes nga Xhaxhiu”. Ja bashkëbisedimi i Xhepës me gazetarin për çështjen që po preokupon sot artistët.

Telefonuesi: Në telefon, i dashur Xhaxhiu, Ndriçim Xhepa.

Gazetari Xhaxhiu: O, është nder i madh që flas me Ndriçim Xhepën! Marrë pjesë në shqetësimin tuaj, i dashur Ndriçim, në shqetësimin e të gjithë komunitetit të artistëve. Janë duke vënë dorë në tempullin tuaj. Ju duhet të ulërini, jo të jeni kaq të qetë. Më thuaj…

Xhepa: ai është një problem që realisht, që kërcitjen e dha dje, por ndoshta artistët u nxitën dje dhe nga prononcimi i Ministrisë apo ministres këto ditë që Teatri duhet të shkojë në atë objektin e ri…

Gazetari: E saktë. Tek Turbina…

Xhepa: Po, dhe tek Teatri Kombëtar do të vijë Teatri i Operas. Sigurisht që Teatri i Operas është institucion i rëndësishëm, janë kolegët tanë, por nuk ishte thënë deri më sot kjo gjë dhe në një kuptim ka një allogjizëm. Tani, të ikë Teatri që ka 70 vite a më shumë dhe për 2-3 vjet të vijë Opera, s’ka sens, sepse njerëzit janë mësuar me tetarin aty ku shihet Teatri. Dhe në qoftë se shteti, institucionet tona, ashtu siç kanë thënë, e kanë dhënë atë idenë që Tetari i do të bëhet , por nëse momentalisht shteti nuk ka mundësitë financiare për ta filluar nga fillimi – sepse të bësh një institucion si tetari nga fillimi do një okupim financiar të një nieveli jo të vogël…

Gazetari: E do dhe s’e do, miku im… se kur e ka bërë Shkupi…një superteatër, nuk ma merre mendja se ne jemi më keq.

Xhepa: Superteatri i Shkupit, ku unë kam parë shfaqje në të sapo ishte inaguruar, ka kushtuar rreth 45-46 milionë euro, që të jemi të saktë. Këtë e di nga njerëzit që jetojnë aty, rrotullohen aty.

Xhaxhiu: Ndonjë zgjidhje, i dashur…Sikur ndonjë pronat e trafikantëve të sekuestrohet dhe të kalojë në funksion të teatrit, ja ku u zgjidh.

Xhepa: ato hyjnë tek mrekullirat dhe në vendin tonë nuk ndodh.

Gazetari: Po derisa kemi këta shtetarë nuk ndodh se në një vend normal edhe mund të ndodhë.

Xhepa: Kështu që për momentin, përderisa rezulton se mundësitë e shtetit për ta filluar atë Teatër tani nuk janë, atëhërë përderisa ka ndenjur 70 vjet, mund të rrijë edhe 72 dhe 73 dhe Teatri i ri – që sinqerisht unë e përgëzoj pushtetin aktual, ministrinë, kryeministrin që e bënë një sallë tjetër alternativë, një sallë plus, me një administratë të vogël atje mund  të ketë pafundësisht shfaqje të tjera. Tirana tani është zgjeruar, “Komuna e Parisit”, zna e Liqenit, Selita…Mund të jetë 20-30% e banorëve të Tiranës që me shumë kënaqësi do ta frekuentojnë me kënaqësi…Kështu mund të zgjidhet kjo për momentin.

Facebook Comments

MineralHygienics.com