November 23, 2024

Arta Marku në Fier: Prokuroria të hetojë fshehjen e taksave dhe korrupsionin

Arta Marku ishte sot ne analizen e prokurorise Fier. Ajo tha se Prokuroria është organ i ushtrimit të ndjekjes penale dhe duhet të referojë vetëm vepra penale dhe jo çdo ngjarje që konstatohet se është në kundërshtim me ligjin.

Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.

Sipas prokurores, fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore. Ka një rritje të veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”.
Është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit.
Kjo tregon për një mosbashkëpunim ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.

Për t’i ndërgjegjesuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Zgjidhja momentale e një problemi duke ofruar ryshfet nuk është fitorja e qytetareve dhe as standarti ku ne pretendojmë të shkojmë.

Për t’i ndërgjegjesuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë nga korrupsioni.

Facebook Comments

MineralHygienics.com