Ditën e sotme u bë një mbledhje e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit.
Në këtë mbledhje, Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës për mandatin e Arta Markut.
Në emër të opozitës foli deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi zgjedhjen e një kryeprokuri tjetër, pasi sipas tij, kryeprokurorja Arta Marku është zgjedhur pa vetting.
“Të rregullohet ligji për zgjedhjen e kryeprokurorit. Marku u zgjodh pa vetting. Çështja është në linjë me standartet europiane. Ekspertët duhet të bëjnë një analizë të situatës,” tha deputeti Alibeaj.