November 23, 2024

BSH miraton 3 masa që frenojnë përdorimin e euros në ekonominë vendase

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë miratoi dje tre masa, zbatimi i të cilave do të frenojë përdorimin e euros në ekonominë vendase. Masat kanë të bëjnë me kufizimin e kredisë në valutë dhe rritjen e kërkesës për kapital në këtë valutë

Masa 1- Kufizimi i kreditë në valutë
Kufizimi i huave në valutë të pambrojtura nga rreziku i kursit të këmbimit. Kjo masë do të zbatohet nëpërmjet vendimit të Këshillit Mbikëqyrës “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, neni 15.

Huatë në valutë, të dhëna për huamarrësit e pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit (pra ku të ardhurat e huamarrësit janë në Lek) nuk duhet të kapërcejnë nivelin 400% të vlerës së kapitalit rregullator të bankës. Çdo vlerë mbi këtë nivel, zbritet nga vlera e kapitalit rregullator.

Masa 2- Kërkesa për aktive likuide në valutë
Do të vendoset kërkesa minimale për vlerën e raportit të aktiveve likuide ndaj detyrimeve afatshkurtra, në nivelin 15%, e zbatueshme veçmas për Lekun dhe për valutat kryesore (euro, dollar amerikan), dhe në total në nivelin 20%.

Masa 3-Kërkesa e lartë për kapital
Kërkesa më e lartë për kapital, lidhur me huatë në valutë të pambrojtura nga rreziku i kursit të këmbimit. Huatë në valutë ndaj huamarrësve të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit, ponderohen me koeficient më të lartë rreziku (150%) për qëllime të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit të bankës.

Basnka e Shqipërisë arsyetoi se këto masa u morën bazuar në ecurinë e viteve të fundit, konstatohet rritje e depozitave në valutë. Niveli aktual i raportit të depozitave në valutë të sektorit privat, ndaj totalit të depozitave pranë sektorit bankar, prej rreth 53%, është dukshëm më lart se niveli mesatar i këtij raporti për vende me ekonomi të ngjashme si Shqipëria.

Nga ana tjetër, portofoli i kredive për sektorin privat ka njohur rënie të peshës së kredive në valutë. Megjithëse në rënie, kreditë e pambrojtura ndaj kursit të këmbimit vijojnë të përbëjnë peshë të konsiderueshme të portofolit të kredive për sektorin privat. Borxhi publik ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, ku kontributin kryesor e ka dhënë rritja e borxhit në valutë, siguruar kryesisht nga subjekte jorezidente.

Kursi i këmbimit të lekut ndaj valutave kryesore ka qenë i qëndrueshëm, madje është forcuar lehtësisht. Ecuria e këtyre treguesve reflekton faktorë ciklikë si edhe dinamikën e ndërveprimit mes tyre. 80 90 100 110 120 130 140 150 Dollarë/Lekë Euro/Lekë 15 Mbështetur në këto të dhëna, mund të thuhet se sistemi financiar shqiptar paraqet nivele të larta të euroizimit, që reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare.

Në këto kushte, marrja e masave për të kontrolluar dhe ulur këto nivele, në mënyrë graduale është e nevojshme. Banka e Shqipërisë miratoi së fundi disa masa që adresojnë detyrimet dhe aktivet e sektorit bankar. Mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit, është e pritshme që edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të identifikojnë masa të ngjashme për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin. Nëpërmjet këtij raporti do të ndiqet ecuria e treguesve për të vlerësuar ndikimin e masave të ndërmarra dhe nevojën për plotësimin e tyre në të ardhmen.

Facebook Comments

MineralHygienics.com