November 23, 2024

Donald Trump i shkakton 35 milionë euro humbje Manchester United

“Djajtë” janë futur në minus në bilanc kur humbja në total për gjashtë muajt e fundit të vitit 2017 ka qenë 35 milionë euro. Ky ka qenë rezultati më i keq financiar i United, 1/3-a e humbjes prej 90 milionë euro në vitin 2010. Në 2017-n, “djajtë” kishin fituar 24 milionë euro.

Rritja e taksave ndaj korporatave të mëdha ka qenë një nga lëvizjet më të mëdha ekonomike të presidentit të SHBA, Donald Trump. Familja “Glazers” që ka pronësinë e Manchester United, konsiderohet si korporatë e madhe dhe si rrjedhojë rritja e taksave ka bërë që bilanci sezonal i të ardhurave nga klubi britanik të jetë me “pullë” të kuq.

Lajmi është bërë i ditur nga Cliff Batey, shefi i financave në klub, por sipas tij në të ardhmen kjo situatë nuk do të përsëritet sepse drejtuesit do të marrim masa.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com