Deputeti Dashamir Shehi në një intervistë për “Fax News” i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha sot në Kuvend, se ai pasi ha plonc e dehet me raki sulmon projektet e qeverisë pa argumente konkrete.
Shehi ka deklaruar se Rama ka fjetur poshtë urave të Parisit, ndërsa ka shtuar se e ka marrë malli për groshë e pilaf.
“Vuan komplekset e një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plons, ky aristokrati i madh që haviar
Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto…” ka thënë Shehi.
Shehi ka folur edhe për investimet turke, duke deklaruar se nuk është kundër atyre investimeve, por që në Shqipëri duhe të ketë investime evropiane, gjermane e angleze.
“Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria.
Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë.
Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë.
Turqve u jemi mirënjohësve, por në radhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë.
Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit.
Në sektorë strategjikë turqit janë gia prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës” tha Shehi.