Sot në kuvend, kur me nismën e opozitës, është debatuar për votën e Shqipërisë kundër qëndrimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Ramës i ka dalë nga thellësia e shpirtit e vërteta që mendon, duke i cilësuar hebrenjtë me termin “çifutë”. Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këto 27 vjet në kuvendin e Shqipërisë. Votë kundër SHBA dhe ofendim i rëndë i hebrenjve.
Këto ditë Xhorxh Soros është cilësuar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Njetanjahu, si “personi që financon OJQ me axhenda radikale të majta (që po organizojnë protestat në Izrael kundër qeverisë së Benjamin Njetanjahut). Ndërkohë që media izraelite e ka konsideruar Xhorxh Sorosin si “prototipin e demonit anti-hebre”.
Dhe pikërisht sot, kur Xhorxh Soros cilësohet nga media izraelite si anti-hebre, dhe akuzohet nga kryeministri i Izraelit se po punon kundër Izraelit, Rama në kuvendin e Shqipërisë, i cilëson hebrenjtë “çifutë,” njëlloj siç i cilësonin nazistët. Pra Rama shkon edhe më larg se Soros.
Ky qëndrim i sotëm i Ramës në kuvend është në sintoni të plotë me votën e tij në OKB kundër SHBA, që në realitet është votë kundër Izraelit. Madje vazhdon të jetë në sintoni me Sorosin me qëndrimin tij ofendues ndaj hebrenjve.