Replika, akuza dhe kundër akuza, mes ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe ministres aktuale të Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ndërsa ajo sqaroi me detaje të gjitha arsyet e ekstradimet të Nezar Seitajt, deputeti i PD-së i kujtoi burgun 313.
Gjonaj nga ana e saj tha se me këtë deklaratë nuk tregonte gjë tjetër veç frikës që ka nga reforma në drejtësi.
“Reforma në drejtësi ka filluar punën e saj. Fatkeqësisht për ju reforma ka nisur me ju, vazhdo hidhni baltë mbi mua, por s’më ndalni dot as mua as qeverinë dhe as qytetarët për ta çuar në vend peshoren e drejtësisë”,- tha Gjonaj.
Menjëherë pas saj, Alibeaj tha se ministrja duhet të kërkojë avokat pasi PD po përgatit një kallëzim penal për të.
“Meqë reforma në drejtësi ka nisur, rrugë e mbarë të qoftë për tek 313-ta. E ke ditur, e ke firmosur dy herë zonjë. Dy gjëra duhet të bësh, kërko avokat dhe po të njoftoj se do depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre për ty”,- tha ai.