November 25, 2024

Basha i sulet ministrit Bushati: Mos këput mufka këtu

Lulzim Basha replikoi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa në parlament diskutohej rezoluta e OKB-së.

“Rrallëhere do keni mundësi të shihni një mashtrues nën petkun e Ministrit të Jashtëm”, tha Basha.

“Kur ju u zullumqarë thatë se negociatat hapen me nisjen e Vetingut, ju thashë që kjo nuk është e vertete se negociatat hapen kur qeveria nuk qeveris me krimin. E ke zhytur vendin në drogë e krim! Vendi ska patur kurrë një ministër të jashtëm si ky. Po të them se Rezozuluta e Asambesë së OKB nuk është detyruese. Është e OKB nuk është e Këshillit të Sigurimit. Mashtues!”, u shpreh Basha për ministrin Ditmir Bushati.

Facebook Comments

MineralHygienics.com