Në seancën e sotme parlamentare, ku debatohet në lidhje me votën e Shqipërisë për Jeruzalemin në OKB, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer batutat.
Gjatë fjalës së tij prej 20 minutash, kur ishte duke folur për Turqinë, Berisha i ka thënë Ramës, “Ik e bëhu synet atje”.
“Ik e bëhu synet atje, ik e bëhu synet, se unë jam Sali Berisha”, ka thënë ish-kryeministri nga foltorja, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime në sallë.