“21 janari është dita më e zezë e historisë”.
Kështu e nisi fjalën e tij ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit, duke e korrigjuar më pas menjëherë datën e duke saktësuar se e kishte për 21 dhjetorin.
Kjo nuk i ka shpëtuar kryeministrit Rama i cili, teksa i është përgjigjur në replikë, i tha: Nuk është rastësi, çohesh dhe thua 21 janari fjalën e parë, ndërkohë që deshe të thuash 21 dhjetori, gjuha shkon kur dhemb dhëmbi, thotë proverbi, por ty të dhëmb tjetër vend, gjuha aty shkon, por sta lan dot..”- i tha Rama.