Kadastra fiskale, një projekt i cili synon të rrisë efektivitetin e taksimit të pronës, do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë 36 milionë euro. Kostoja e projektit është vlerësuar nga Ministria e Financave dhe ishte programuar për t’u përdorur me nga 10 milionë euro në vit për periudhën 2015-2016-2017 dhe me nga 2 milionë euro në vit për periudhën 2018-2019-2020.
Krijimi i kadastrës fiskale ka qenë një masë e planifikuar për të vazhduar që prej vitit 2015, por vetëm nga fundi i vitit 2016 u rishfaq si prioritet i qeverisë.
Ministria e Financave sqaron se, meqenëse u konsiderua e pamundur që të përfundohej në një fazë, u riplanifikua të krijohej baza pilot në katër bashki fillimisht dhe pastaj duke u zgjeruar në një databazë kombëtare për të gjitha llojet e tatimit në pronë si: Tatimi mbi tokën bujqësore, tokën urbane dhe në ndërtesa. Baza e taksës mbi ndërtesat do të jetë vlera e ndërtesës, e llogaritur në përputhje me metodologjinë dhe procedurat që do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ndërsa normat e taksave përcaktohen në projektligj në tre kategori;
-Ndërtesa të përdorura për banim, veprimtari ekonomike dhe për të gjithë sipërfaqen e ndërtesës për të cilën zhvilluesi është i pajisur me leje ndërtimi dhe nuk e ka plotësuar atë sipas afatit të përcaktuar ne aktin që miraton kërkesën për leje ndërtimi.
Mirëpo Ministria e Financave ka pranuar problematikët dhe vonesat me të cilën po përballet zbatimi i projektit në dokumentin e ri të programit të reformave ekonomike.
Për periudhën afatmesme 2018-2020, krijimi i kadastrës fiskale është në krye të prioriteteve të qeverisë dhe guri i fundit që qeveria shqiptare do të aktivizojnë në kuadër të konsolidimit të fiskal.
Ministria e Financave ka sqaruar se përpjekjet lidhur me kadastrën fiskale po fokusohen fillimisht në katër bashki (Tiranë, Durrës, Fier, Korçë), për t’u zgjeruar më pas në të gjitha bashkitë. Parashikohet që kadastra fiskale për këto katër bashki të themelohet dhe të bëhet funksionale deri në fund të vitit 2018 për t’u shtrirë më tej në të gjithë vendit brenda vitit 2020.
Kadastrës së pronës i ka paraprirë një ligj i ri për tatimin e pronës. Karakteristika kryesore e këtij ligji ka të bëjë me ndryshimin e metodologjisë, ku në ligjin e vjetër, tatimi mbi ndërtesën llogaritej në metër katror, ndërsa në ligjin e ri konsiderohet një taksë mbi vlerën e tregut të pasurisë. Kjo metodologji ndryshon vetëm për tatimin mbi ndërtesën.
Ministria e Financave sqaron se kadastra fiskale po ndërtohet në bashkëpunim ndërmjet administratës tatimore të Suedisë, Kosovës dhe Shqipërisë për të ndërtuar një sistem kadastral fiskal (tatimin mbi pronën), sipas përvojës së Kosovës.
Bashkëpunimi me Suedinë përfshin ndërtimin e sistemit të Tl-së për kadastrën fiskale pa pagesë nga ana e suedeze