Martesa e vitit në Britani është shumë pranë, por një tjetër lajm zuri faqet e para të shtypit, ribashkimi i grupit ikonë “Spice Girls”.
Bashkëshortja e ardhshme e princit Harry ka deklaruar shpesh se është rritur me këngët e grupit të njohur britanik dhe Geri Horner ka hedhur idenë që të ofrohen për të kënduar në dasmën mbretërore, si një mundësi fantastike për ribashkimin e grupit.
Sipas “Metro”, për Gerin këndimi në dasmën e Harryt dhe Meghanit do të ishte shumë britanike dhe një pjesë e identitetit të tyre.