November 23, 2024

E rëndë, vajza 11 vjeçare sjell në jetë fëmijën e parë në inçest me vëllain 14 vjeç

Një vajzë 11-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë në incest më vëllain e saj 14-vjeçar.

Fëmija lindi në Spitalin Virgen de la Arrixaca në qytetin e Murcia në Spanjë të premten pasi vajza u shfaq me dhimbje stomaku.

Policia e thirrur për të hetuar identitetin e babait të fëmijës zbuluan se ishte i vëllai i 11-vjeçares.

Ai e la motrën e tij të vogël shtatzënë në moshën 10 vjeçare. Burimet thonë se i vëllai nuk do të përballet me ndonjë procedurë ligjore sipas ligjit spanjoll sepse është nën moshën e përgjegjësisë penale.

Si foshnja ashtu edhe nëna mendohet se janë mirë.

Vajza dhe prindërit e saj pohojnë se nuk ishin në dijeni të shtatëzanisë dhe se shkuan në spital me mendimin se 11-vjeçarja kishte probleme serioze me zorrët.

Testet e ADN-së tani do të zhvillohen për të konfirmuar pretendimet e familjes se kush është babai i fëmijës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com