November 23, 2024

Tinka Kurtit, nëna lëshoi piskamën e thellë: Më ka vdek djali….ku ku…!

Akademiku Përparim Kabo ka shkruar disa fjalë të ndjera për miken e tij Tinka Kurti, aktoren e madhe, e cila në moshën 85-vjeçare ka përjetuar dhimbjen më të madhe të jetës, vdekjen e djalit të vetëm. Ja si e tregon Kabo, momentin dramatik kur nëna mësoi vdekjen dhe ngushëllimin që i dha:

“E vërtetë që biri i vetëm i artistës së madhe Tinka Kurti ka ndërruar jetë në Kanada në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën, disa orë më pas, duke larguar borën…

Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të…Mezi priste të udhëtonte drejt Kanadasë…Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar kujdes të mënjehershëm për udhëtimin drejt Kanadasë…

Biseda me të ishte ishte shumë e dhimbshme ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…”Më ka vdek djali..ku ku…!”

Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar…por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 “on line” i thoshte në 85-vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti zhvilluar në Shkodër …”Nana ime të dua shumë”…tani nuk rreh më..pushoi …

Fatalitet…!

Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm…por diçka ka në të…Ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu finsike…”

FOTO NGA FESTA E 85-VJETORIT TE TINKA KURTIT NE SHKODER, KUR DJALI E UROI NGA KANADAJA

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com