‘Nuk jam i mire per ngushellime, nuk kam qene kurre. As edhe veten nuk di si ta ngushelloj ne fakt. Sot, me ka qelluar me doemos te shkoj diku. Jam munduar te rri mes njerezve dhe mermeris ato qe dikush tjeter thote para meje. Kjo eshte nje dhimbje qe nuk matet me fjale.
Me sa duket Parajsa kishte me shume nevoje per kurajon, forcen, buzeqeshjen, shpirtin tend. Ti luftove dhembe per dhembe, jo se kishe frike nga vdekja, por e doje shume jeten!! Luzhi…!
Bashke kemi folur shume, por sot kuptoj me shume se kurre se vdekjen e ndjejme kur na largohen nga jeta njerezit qe me shume duam dhe bashke me to dhe nje pjese e jona.
Mendoj qe kjo eshte ajo qe na tremb me shume, ta pranojme vdekjen. Te pranojme qe s’mund te bejme asgje per njerezit qe ikin e qe s’mund t’i kemi me prane.
Nuk na dhemb te mendojme qe do ikim aq sa na dhemb kur mendojme sa njerez lendojme me ikjen tone. Jane te tjeret qe e jetojne vdekjen dhe jemi ne ata qe perjetojme.
Te gjitheve do u mungoje dicka prej teje Luzhi!!’, shkruan Emiljano Aleksi, aktualisht këshilltar i presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta.