November 23, 2024

Rama në Mirditë: Degradim nga tepsia

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Mirditë ku ka vizituar Qendrën Shëndetësore të Domgjonit pas një ankese në platformën e bashkëqeverisjes.

Ka qenë një qytetar që ka denoncuar faktin se në këtë qendër Shëndetësore nuk ishte lidhur energjia elektrike, por pas këtij denoncimi janë zbuluar se vetëm në Mirditë ishin pa energji elektrike 30 qendra shëndetësore e akoma më keq sipas kryeministrit qindra mijëra në të gjithë Shqipërinë.

Ai tha se u desh informacioni nga një qytetar pasi nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimit parësor nuk ka ardhur ky informacion me vite.

Rama e quajti shprehje flagrante të degradimit të shtetit nga politika e tepsisë. Kryeministri tha se falë ankesës së një qytetari në www.shqiperiaqeduam.al është shkarkuar Drejtori i Shëndetësisë në Domgjon.

“Mjaftoi ankesa e një qytetari në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, që jo vetëm të bëhej lidhja me energjinë në ambulancën e largët të fshatit Domgjon, po që edhe të zbulohej një fenomen shumëvjeçar i qendrave shëndetësore të palidhura kurrë më energjinë në zona të ndryshme rurale.

Duhen vetëm 3 minuta për të angazhuar direkt qeverinë për një ankesë personale apo lidhur me komunitetin dhe në vetëm 10 ditë vjen përgjigjja zyrtare✌🇦🇱”, shkruan Rama në “Facebook”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com