Për shkak të reshjeve dhe rrëshqitjeve masive të dheut, këtë të dielë qytetarët e një pallati 8 katësh në Gjirokastër janë zgjuar së bashku me baltën që i ka mbuluar shtëpitë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit” e teksa pritet ende për ndërhyrjen e instancave qendrore, deputeti i PD-së Dritan Shehu shkruan në rrjetin social se situata është më e rëndë se çfarë duket.
Sheshu shton se është konsultuar për rastin në fjalë, duke deklaruar se kemi të bëjmë me një rast ku rrezikohet dhe jeta e banorëve.