Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se në prill do të nisin dy linja të reja fluturimesh direkte nga Aeroporti i Rinasit.
Duke filluar nga 13 prilli dotë ketë fluturime direkte nga Tirana në Tel Aviv (Izrael). Kjo është linja e parë direkte që do të lidhë dy shtetet.
Linja tjetër është Tiranë-Londër Stansted (Angli), duke filluar nga prill 2018. Ky do të jetë fluturim low cost.
Autoriteti njofton se ka kërkesa të tjera konkrete që po shqyrtohen dhe do të fillojnë gjatë 2018, ka për 3 destinacione të reja, fluturime charter, si më poshtë:
-Tiranë-Helsinki (Finlandë) -Tiranë-Kopenhagën (Danimarkë) -Tiranë-Bukuresht (Rumani) -Tiranë-Moskë (Rusi)/a.m.