November 25, 2024

Donald Lu mesazh politikanëve, policëve e gjyqtarëve

Ne diten e fundit te janarit 2018, i cili kaloi pa peshq te medhenj te arrestuar sic ishte paralajmeruar, ambasadori amerikan ne Tirane ka publikuar nje mesazh per policet, gjyqtaret dhe prokuroret por edhe per politikanet.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet?-pyet ambasadori ne faqen zyrtare te ambasades ku ka publikuar edhe mesazhin ne fjale pak minuta me pare.

Sipas mesazhit: Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë.

Donald Lu e mbyll mesazhin e tij me fjalen paralajmeruese :Tik-tak.”

Postimi i Ambasades Amerikane:

Deklarata e nentorit 2017: Donald Lu vendos afat: Deri në janar burg për disa peshq të mëdhenj

Gjatë takimit të sotëm në Ministrinë e Brendshme në kuadër të operacionit “Forca e ligjit” ambasadori amerikan, në një gjuë diplomatike tha se çfarë pret nga qeveria në vitin 2018.

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, që paralajmëroi arrestimin e peshqve të mëdhenj.

“Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj dhe rezultatet duhet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm. Të ndiqen penalisht peshq të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Së fundmi ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: “Dielli duket që në mëngjes”. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” – tha Donald Lu.

Facebook Comments

MineralHygienics.com