November 25, 2024

Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren: Hajdutë, kriminelë

Edmond Spaho u përjashtua pasi gjatë fjalës së tij nuk u ndalua tek ceshtjet e rendit të ditës, por nisi të flasë për ekstradimin e Nazer Seitit.

Nisur nga kjo, kryeparlamentari Ruçi i ka ndërprerë fjalën. Por kaq ka mjaftuar që deputetët demokratë të ngrihen dhe të bllokojnë foltoren e Kuvendit.

Pasi i ka paralajmëruar disa herë, Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat Edmond Spaho.

“Sipas nenit 65 do t’ju jepet masa, paragrafi i fundit, masa disiplinore e përjashtimit nga seanca bëhet me sanksione financiare të një dite të pagës. Zoti Spaho përjashtohesh nga seanca për një ditë. Pushim!”, tha Ruçi

Facebook Comments

MineralHygienics.com