Kryeministri Edi Rama ishte në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, aty ku u vendos sistemi i ri online për procedurat doganore. Gjatë inspektimit të zyrave, nuk kanë munguar dhe batutat e kryeministrit me punonjësit.
Ai tha me humor se dyert e këtyre zyrave janë bërë për Erjon Braçen dhe jo për të.
“Këto dyer janë për Erjon Braçen, jo për mua”, tha Rama. Më tej, shefi i ekzekutivit e cilësoi një moment historik transformimi vendosjen e sistemit të ri.
“Një moment historik transformimi, nga dogana e vjetër e mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve, në doganën moderne pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve, falë revolucionit digjital që e bën sipërmarrësin zot të aktivitetit të tij dhe shfaros korrupsionin e ul drastikisht kohën e kalimit në doganë”, theksoi kryeministri.
ERTV LIVE😊: NJË MOMENT HISTORIK TRANSFORMIMI, NGA DOGANA E VJETËR E MUNDIMEVE SHUMËVJEÇARE TË IMPORTUESVE DHE EKSPORTUESVE, NË DOGANËN MODERNE PA KONTAKT FIZIK MES SIPËRMARRËSVE E DOGANIERËVE, FALË REVOLUCIONIT DIGJITAL QË E BËN SIPËRMARRËSIN ZOT TË AKTIVITETIT TË TIJ DHE SHFAROS KORRUPSIONIN E UL DRASTIKISHT KOHËN E KALIMIT NË DOGANË👍 #SHQIPËRIAQËDUAM🇦🇱🇪🇺 POSTED BY EDI RAMA ON MITTWOCH, 31. JANUAR 2018
ERTV LIVE😊: NJË MOMENT HISTORIK TRANSFORMIMI, NGA DOGANA E VJETËR E MUNDIMEVE SHUMËVJEÇARE TË IMPORTUESVE DHE EKSPORTUESVE, NË DOGANËN MODERNE PA KONTAKT FIZIK MES SIPËRMARRËSVE E DOGANIERËVE, FALË REVOLUCIONIT DIGJITAL QË E BËN SIPËRMARRËSIN ZOT TË AKTIVITETIT TË TIJ DHE SHFAROS KORRUPSIONIN E UL DRASTIKISHT KOHËN E KALIMIT NË DOGANË👍 #SHQIPËRIAQËDUAM🇦🇱🇪🇺
POSTED BY EDI RAMA ON MITTWOCH, 31. JANUAR 2018