Moderatorja Eva Murati është ndër personazhet më të pëlqyer të ekranit. Megjithëse ka studiuar drejtësi Eva që kur ishte fëmijë adhuronte televizionin.
Bukuroshja e ekranit e ftuar në “Pasdite në Top Channel tregon është se ende herët për ta parë veten si një avokate, prokurore apo çdo profil tjetër që ka lidhje me profesionin e saj.
Modeste, por e dashuruar me profesionin e saj, Eva nuk mendon se drejtësia do të jetë një diplomë për ta pasur në sirtar, por në një të ardhme edhe më shumë se kaq. Bota e televizionit është si një magnet që nuk të lë kurrë të largohesh, përkundrazi të tërheq pas vetes gjithmonë e më shumë ka treguar Eva.
Moderatorja bukuroshe është vënë gjithmonë në krye të mediave rozë ë edhe për lidhjen e saj të gjatë me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli. Megjithëse asnjëherë nuk i kanë pëlqyer që kanë folur për jetën e saj private, Eva e ka pasur të pamundur t’i shmangë.
Edhe ditën e sotme ajo nuk i shpëtoi pyetjes në lidhje me të dashurin e saj, Genari. Pyetjes së gazetarit se si ia del me gjithë këto angazhime, që në një moshë të re, edhe të gjejë kohë për partnerin, Eva tha: “Unë kam vendosur të mos flas më për këtë gjë. Është diskutuar aq shumë kjo temë, por unë nuk jam pjesë e atyre vajzave që frymëzojnë portalet me historitë e tyre të dashurisë.
Unë po përpiqem shumë në këtë që bëj dhe nuk dua të bëhem e njohur për jetën private, por për aftësitë e mia …” – tha Eva tepër këmbëngulëse. Gazetarja me tej e ka cilësuar si ‘nusja e Jozefina Topallit’, ndërsa moderatorja i është përgjigjur se nuk është nusja sepse ajo nuk ka një unazënë gisht. Kështu që Eva ka lënë të kuptohet se ajo dhe Genari janë të dashur.