Roja bregdetare angleze ka shpëtuar 7 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas anglezë të cilët po tentonin të kalonin nga Franca për në Angli me një gomone e cila pati probleme për shkak të dallgëve dhe erërëve të forta.
Tetë burra dhe një grua ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë drejt Britanisë së Madhe, por për shkak të problemeve me varkën nuk kanë arritur në destinacionin e tyre.
Helikopterët dhe varkat e shpëtimit hasën vështirësi në shpëtimin e klandestinëve për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta.
Shpëtimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm rreth orë 05:00, ndërkohë që autoritetet nuk japin detaje për identitetin e shqiptarëve të shpëtuar ditën e sotme.