Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm mëngjesin e sotëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar apo në pritje të vizave emigruese për SHBA.
Përmes një mesazhi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, Ambasada njofton se intervistat e vizave imigruese caktohen nga Qendra Kombëtare e Vizave në Shtetet e Bashkuara.
NJOFTIMI I AMBASADËS
Sa ditë të këndshme pata unë e Kenny në Lezhë! Lexoni më poshtë rreth bisedës tonë atje: Intervistat e vizave imigruese caktohen nga Qendra Kombëtare e Vizave në Shtetet e Bashkuara. Për disa kategori vizash – fëmijët e martuar dhe vëllezërit e motrat – aplikantët duhet të presin me vite përpara se çështjes së tyre t’i vijë radha për intervistë. Për të kuptuar se sa kohë do t’ju duhet të prisni, lutemi të shqyrtoni buletinin e vizave këtu: https://go.usa.gov/xn7Zs #PyetAnë